Një ngjarje e rende, gati e pabesueshme ka ndodhur këtë të mërkurë në Berat, ku një 5-vjeçar ka lëvizur automjetin e parkuar dhe për rrjedhojë ka përplasur për vdekje gjyshen e tij në oborrin e shtëpisë.

D.H, 52 vjeçe, është transaportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Beratit, por mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë. Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se, nipi i saj, 5 vjeç, ka levizur mjetin tip Benz me targa AA723LF, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe për pasojë ka përplasur shtetasen D.H duke i shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Berat Informacion paraprak Më datë 27.12.2017, në orën 11:50 Salla Operative është njoftuar se në Spitalin Rajonal Berat ka mbërritur një shtetase e pa jetë. Menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Berat ku kanë konstatuar shtetasen D.H, 52 vjeçe, banuese në Pobrat, Berat e cila ishte e pa jetë.

Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se, nipi i saj, 5 vjeç, ka levizur mjetin tip Benz me targa AA723LF, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe për pasojë ka përplasur shtetasen D.H duke i shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakGJENDET E DJEGUR NË SHTËPI 89-VJEÇARJA
Artikulli tjetërGRUAJA I VË FLAKËN VETES, E SHPËTON BURRI. TË DY RËNDË NË SPITAL