Një grup mes të cilëve edhe një punonjës policie që lejonin kalimin e paligjshëm drejtë Greqisë dhe Maqedonisë me destinacion Francën kundrejt pagesave të majme deri në 7 mijë euro për të kërkuar azil, është goditur nga policia.

Operacioni i koduar “Green Border2” (Kufiri jeshil), përfundoi me arrestimin nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i shtetasit Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë. Në pranga përfunduan edhe Majlinda Seiti, 52 vjeçe dhe Adriano Kocoli, 52 vjeç, lindur e banues në Korçë. “Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim.

Në disa raste këta shtetas, në bashkëpunim me punonjësin e policisë, tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Evropës”, sqaron policia. Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë e Maqedonisë në mënyrë ilegale, mes tyre me destinacion final Francën

Artikulli paraprak“PESHKU DO TË SHTOHET NË MËNYRË ARTIFICIALE”
Artikulli tjetërLIHET NË BURG 49 VJEÇARI, U AKUZUA PËR PËRDHUNIMIN E 13 VJEÇARES