Shkodra festoi 78-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Ashtu si çdo vit edhe këtë herë Çlirimi u festa i ndarë politikisht nga PD dhe PS. Bashkia Shkodër vendosi më herët kurora me lule tek Ushtari i Panjohur ndërsa më pas ishte radha e ceremonisë së përfaqësuesve të majtë dhe organizatës të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare për të vendosur kurora me lule tek varrezat e dëshmorëve. Zamir Llazani, kryetar i organizatës të LANÇ tha se Çlirimi i Shqipërisë më 29 nëntor 1944 është ngjarja më e madhe për shqiptarët pasi u arrit nga populli shqiptar si askund tjetër në Europë.

Kryetarja e organizatës të Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, Dhurata Tyli vendosi theksin tek fakti se bashkia Shkodër nuk e festoon Çlirimin e Shqipërisë, gjë që sipas tyre nuk është e drejtë.

Në sytë e drejtuesve vendor të majtë, sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste Gjon Bruçi mori fjalën duke përmendur diktatorin Enver Hoxha, moment në të cilin të majtët u larguan.

Ndasitë politike mes PS e PD në dy prej datave më të rëndësishme të Shqipërisë 28 dhe 29 nëntor si dhe prania e elementëve komunist në këto festa vijojnë të jenë prezente duke mos arritur në një dakordësi lidhur me faktet historike.

 

Artikulli paraprakFESTA E VEÇANTË NË LEZHË NË DITËN E ÇLIRIMIT
Artikulli tjetërKOMUNISTI BRUÇI: ENVER HOXHA NUK ËSHTË KRIMINEL