13 parti politike deri më tani kanë firmosur marrëveshjen me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për koalicionet parazgjedhore. Lëvizje e papritur është ajo nga kryetari i Partisë Demokristiane, e kryesuar nga Nard Ndoka.

Ky i fundit deri më tani ka refuzuar të firmosë marrëveshjen, pasi ka mbetur i pakënaqur nga ajo që i ka ofruar Partia Demokratike.

Raportohet se koalicioni i ri do të quhet “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, ndërsa partitë që kanë firmosur marrëveshjen janë: 1. PARTIA DEMOKRATIKE- Lulzim BASHA; 2. PARTIA REPUBLIKANE- Fatmir MEDIU; 3. PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET- Shpëtim IDRIZI; 4. PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR- Dashamir SHEHI ;5. PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT- Vangjel Dule ;6. PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE- Agron DUKA; 8. PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE- Bamir Topi; 9. PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT- Arian Starova; 10. PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT- Artur Roshi;11. PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT- Ylber Valteri ;12. PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa Lici ;13. PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT- Shpëtim Axhami ;14. PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE, Dhimitër Muslia.

Ndërkohë negociatat mes Nard Ndokës dhe Lulzim Bashës janë ende në vijim dhe nëse të dyja partitë arrijnë një marrëveshje atëherë numri i partive që bashkohen në koalicionin e përbashkët shkon në 13. Ndërkohë pritet që më datë 1 mars, opozita e bashkuar, së bashku me LSI do të firmosi një marrëveshje postelektorale ku zotohen se pas 25 prillit do të qeverisin së bashku.

Artikulli paraprakBASHA QESËNDIS RAMËN ME VARGJET E KËNGËS SË DUA LIPËS: KA ARDHUR KOHA TË TË PËRSHËNDES NGA DRITARJA. T’I JAPIM FUND SIÇ DUHET DHE…
Artikulli tjetër‘100 DITË, 100 ARRITJE’, RAMA PUBLIKON SHIFRAT PËR ZBRITJEN E PAPUNËSISË NË VEND