Pasi talebanët morën nën zotërim Afganistanin, DASH ka bërë një deklaratë për shtyp e cila mbështetet nga Shqipëria dhe shumë vende të tjera.

Referuar situatës së përkeqësuar ku mijëra njerëz po vrapojnë drejt aeroporteve për të lënë vendin, Dash nënvizon ekipet e tij po punojnë për të siguruar të gjithë qytetarët afganë.

Ndërkaq bën thirrje që cilido qytetar që dëshiron të largohet nga vendi nuk duhet të ndalohet dhe rrugët e largimit nga vendi duhet të mbeten të hapura.

“Duke pasur parasysh situatën e përkeqësuar të sigurisë në Afganistan, ne iu mbështesim, po punojmë për sigurinë dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi.

Ata në pozitat e pushtetit dhe autoritetit në të gjithë Afganistanin mbajnë përgjegjësi dhe japin llogari për mbrojtjen e jetës dhe pronës njerëzore, si dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit civil.

Afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë; rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet. Ne në bashkësinë ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata”, njofton DASH.

Shqipëria ka hapur dyert për të strehuar afganët, duke pranuar kërkesën e SHBA.

Artikulli paraprakSTREHIMI I AFGANËVE, XHAÇKA: SHQIPËRIA ËSHTË E GATSHME TË PRESË QINDRA PREJ TYRE DHE T’U GARANTOJË SIGURI
Artikulli tjetërNXËNËSIT E “ARBEN BROCI” MUNDËSI PUNËSIMI NË PERËNDIM