Një grup shkencëtarësh kanë zbuluar në Afrikën e Jugut një specie të re njerëzore. Eshtrat janë gjetur në një dhomë të thellë, e cila i ngjason varrit të një shpelle në Afrikën e Jugut. Zbulimi i 15 skeleteve të pjesshme është zbulimi më i madh i vetëm i llojit të tij në Afrikë.

Hulumtuesit pohojnë se zbulimi do të ndryshojë ide për paraardhësit e njeriut. Studimet të cilat janë botuar në revistën “Elife” gjithashtu tregojnë se këta individë ishin në gjendje të sjelljes rituale. Specia e zbuluar është emëruar “Naledi” dhe është klasifikuar në grupimin ‘Homo’, gjini të cilës i takojnë njerëzit modern. Hulumtuesi që e bëri zbulimin nuk ka thënë me saktësi se në cfarë kohe kanë jetuar këto krijesa, por shkencëtari i cili udhëhoqi ekipin Prof. Lee Berger tha për BBC se këto eshtra mund të jenë të parat në llojin tonë (gjininë Homo) dhe mund të kenë jetuar në Afrikë rreth 3 milion vjet më parë.
“KOKA” E LENINIT NXIRRET NGA TOKA PAS 24 VITESH
Koka gjigande e një statuje të revolucionarit rus, Valdimir Lenin, është nxjerrë nga toka pasi ishte varrosur në një pyll gjerman. Punëtorët nxorrën struktura graniti nga pylli në Berlin, pas një fushate të bërë nga historianët. Koka ishte një pjesë e një monumenti 19 metra të lartë të liderit komunist, që ndodhej në lindje të qytetit. Ky monument u shpërbë në vitin 1991 pas rënies së Murit të Berlinit dhe pjesët e tij u varrosën në pyllin e izoluar. Struktura u bë pjesë edhe e një filmi komedi të vitit 2003 “Goodbye Lenin” (Lamtumirë Lenin), për ribashkimin e Gjermanisë. Në një moment tregohet koka e Leninit duke u tërhequr me helikopter dhe duke kaluar mes për mes qytetit. Koka 3.5 ton e Leninit do të transportohet nga pylli në muzeun Spandau Citadelle në perëndim të Berlinit ku do t’i bashkohet ekspozitës për monumentet gjermane.

Artikulli paraprakOperacion i madh antikanabis në Temal të Shkodrës
Artikulli tjetërVLLAZNIA-PARTIZANI NUK DO TË LUHET NË LEZHË