Në muajin tetor të një viti më parë në këtë ask rrugor u realizuan punime për të lehtësuar qarkullimin e gjithashtu për të rritur sigurinë rrugore. Por realizimin I këtyre punimeve nuk janë të mirë menduara pasi banorëv të fshatit Juban u duhet çdo ditë të kalojnë anës rrugës duke vënë në rrezik jetën e tyre. Shqetësim është mungesa e trotuareve e kjo rrugë çdo ditë përshkohet edhe nga fëmijet e vegjel të cilët shkojnë në shkollë.

Automjetet që përshkojnë këtë aks hera herës nuk respektojnë sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit rrugor duke u kthyer në rrezik potencial për vetën dhe kalimtarët duke shkaktuar ndonjë aksident. Një tjetër shqetësim për banorët në këtë ask rrugor është edhe ndriçimi. Prej vitesh nuk është vënë dorë për këtë mungesë e cila është mjaft e rëndësishme si për automjetet por edhe për banorët apo kalimtarët e rastit.

Rruga Shkodër – Mjedë është një aks shumë I rëndësishmëm dhe I frekuentuar nga automjetet e ndryshme. E nga frekuentimi I madh I këtyre automjeteve duhet me patjetër të ndërhyhet në trotuare si edhe në ndriçimin rrugor të cilat janë nevoja të domosdoshme për çdo qytetar e në këtë mënyrë duke evituar edhe aksidentet e mundshme

 

Artikulli paraprakKONFERENCA PËRKUJTIMORE PËR PROF. PETER BARTL
Artikulli tjetërNËNA KËRKOI NDIHMË, FILLON MBËSHTETJA PËR FAMILJEN PITUKU