FOTO ILUSTRUESE

Një aksident ndodhi rreth orës 10:00 në rrugën Shkodër-Koplik teksa tri automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Nga përplasja e këtyre tre automjeteve, si pasojë është dëmtuar lehtë një 2-vjeçare që ndodhej në njërën prej makinave të aksidentuara. E mitura u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve por jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti me drejtues shtetasin me inicialet A.V është përfshirë në këtë aksident rrugore me automjetin me drejtues shtetasin me inicialet F.H dhe me një automjet tjetër të parkuar në anë të rrugës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit ndërsa mendohet se shkak për këtë përplasje me tri automjete të përfshira është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë aksidentet në rrugën Shkodër-Koplik por edhe në akse të tjera që njihen si njolla të zeza për policinë vendore të Shkodrës janë kthyer në një shqetësim. Shkak kryesor mbetet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, shpejtësia tek normave të lejuara, përdorimi i celularit dhe konsumimi i alkoolit. Policia rrugore e Shkodrës ka shtuar kontrollet në akset rrugore si dhe numrin e gjobave por sërish ndërgjegjësimi i drejtuesve të automjeteve mbetet i ulët. Shpesh herë këto aksidente kanë sjellë pasoja fatale apo edhe të plagosur në gjendje të rëndë.

Artikulli paraprakPRANVERA ERDHI MË HERËT KËTË VIT! EFEKTET NEGATIVE QË SOLLI KY DIMËR I SHKURTËR DHE ÇFARË PO NDODH ME PLANETIN
Artikulli tjetërBASHA ORGANIZON TRYEZËN E DIALOGUT, FLET BAMIR TOPI: MARRËVESHJA E 2008 ERDHI MENJËHERË PAS TRAGJEDISË SË GËRDECIT