Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon që të deklarojë se tregjet e hapura në Shkodër si ai i Zdrales apo në Rus janë përgjegjësi direkte e pushtetit vendor.

Inspektori i AKU Hamdi Mlloja shprehet se duhet të jetë bashkia Shkodër që t’i menaxhojë dhe mos t’i lërë në ato kushte ku nuk ka aspak siguri ushqimore. Inspektori Mlloja shprehet se edhe kushtet higjeno-sanitare të tregjeve i përkasin bashkisë Shkodër ndërsa shprehet se AKU është e hapur për bashkëpunim duke qenë se bashkia e ka kërkuar një gjë të tillë. Pavarësisht deklaratave dhe kundër-deklaratave të herë pas hershme, çështja e tregjeve të fruta-perimeve në Shkodër vijon të jetë e pazgjidhur duke qenë edhe një rrezik për qytetarët sepse tregtimi bëhet në kushte aspak normale.