“Aleanca për Teatrin” ka mbërritur dhe në Shkodër pas Tiranës dhe Durrësit. Shkodra është qyteti i tretë në vend ku Aleanca ndalet për të mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar siç ka qenë.

Regjisori Robert Budina gjatë fjalës së tij u shpreh se shembja e Teatrit Kombëtar është prova që demokracia në vend ka rënë.

“Ne jemi për gjuhën e kulturës, mençurisë dhe jo armës. Ka një sensibilizim në gjithë Europen jo vetëm në Shqipëri. I lumtur që kam ardhur në qytetin e demokracisë që kanë dhënë jetën martire dhe jo vetëm. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i rënies së demokracisë. Ta rikthejmë teatrin siç ishte. Kemi hapur një çeshtje juridike pasi shembi teatrin duke qenë artist brenda. Detyra jonë më e vështirë. Në teatër thuhen të vërtetat, Shkodra ka ruajtur me fanatizëm objektet e vjetra. Teatri “Migjeni”, teatri klasik.”

 

Artikulli paraprak“ALEANCA PËR TEATRIN” NË SHKODËR, QYTETARËT HEDHIN FIRMAT PËR RINDËRTIMIN E TEATRIT KOMBËTAR
Artikulli tjetërPËRDHUNOI SHQIPTAREN, PIKASET PAS 8 VITESH NË GREQI ‘DRAGOI I KAVOS’, POLICIA E KËRKON NË NJË GREMINË