Ambasadori Lu 40 minuta takim me Ramën në Kryeministri

Për të dytën ditë rradhazi, Ambasadori amerikan i është drejtuar Kryeministrisë, por kësaj rradhe për një takim me kryeministrin Edi Rama i cili sapo është kthyer nga një vizitë në Kosovë. Për rreth 40 minuta ata kanë biseduar kokë më kokë. Në qendër të diskutimeve mendohet të jetë konflikti i hapur mes Ambasadorit amerikan dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë mbrëmë, Lu pati një takim dhe me kreun e Shtetit Bujar Nishani. 24 orë më parë, Lu dhe Llalla u përfshinë në polemika lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi si dhe për refuzimin e vizës amerikane për kryeprokurorin nga ambasada e SHBA. Lu ishte në Kryeministri edhe një ditë më parë, ku takoi Drejtoren e Kabinetit të Kryeministrit, Vali Bizhga, ndërsa kryeministri Rama ndodhej për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Artikulli paraprakKANABISI, PRITEN TË TJERA ARRESTIME TË ZYRTARËVE TË POLICISË, 40 NËN HETIM
Artikulli tjetërTKOB, RIKONSTRUKSION 60 VITE PAS NDËRTIMIT