Antonio Conte pritet të jetë trajneri i Chelsea prej sezonit të ardhshëm sipas “Sportmediaset”.

Bisedimet mes të dërguarve të Conte dhe drejtuesve të ekipit anglez ishin të frytshme. Kontrata pritet të firmosë në Londër pas pak ditësh. Antonio Conte thuhet se do të ketë një marrëveshje 3-vjeçare me 6,5 milionë euro në sezon. Chelsea aktualisht drejtohet nga Guus Hiddink pas largimit të Jose Mourinho për rezultate të dobëta dhe puna e Conte pritet të nisë pas finaleve të Europianit. Mediat italiane shkruajnë edhe për plan merkatoje ku emrat që janë në listën e trajnerit janë Nainggolan i Roma apo Pogba që pëlqehet edhe nga Real Madrid dhe Barcelona. Premier League është një kampionat i ri për Antonio Conte, i cili deri më tani ka drejtuar vetëm në Itali.

Artikulli paraprakKRIZA E REFUGJATËVE, GJYKATA E FRANCËS VENDOS EVAKUIMIN E KAMPIT “JUNGLE”
Artikulli tjetërAKSIDENTON KËMBËSOREN , ARRESTOHET 55-VJEÇARI