Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -Nexhmi Bushaj, vjeç 48, banues në Fshatin Kullaj, Postribë, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në segmentin rrugorë Postrribë – Shkodër, pranë Fshatit Hot i Ri, Shkodër, duke drejtuar automjetin Tip Opel ATP, me Targa AA 612 DX, ka goditur biçiklistin shtetasin Gj. C.,vjeç 72, banues në Fshatin Hoti i Ri, i cili më pasë është përplasur me automjetin Tip Daf betoniere, me Targa AA861FH, i drejtuar nga shtetasi A. P.

Për pasoje është demtuar biçiklisti  Gj. C., i cili ndodhet në  Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Neni 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakLokomotiva mund Skënderbeun tifozët rusë thirrje: Vritini shqiptarët
Artikulli tjetërLORENC LUKA: 8 VITE SI KRYEBASHKIAK NUK ISHIN TË LEHTA