Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar ku pretendohet se një shtetas i mitur është shoqëruar me forcë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë, në zbatim të urdhrit të prokurorit, kanë shkuar në banesën e 14-vjeçarit. Pasi i kanë treguar familjarëve, urdhrin për shoqërimin e 14-vjeçarit, ky i fundit dhe familjarët e tij kanë kundërshtuar shërbimet e Policisë.

Punonjësit e Policisë, pavarësisht sjelljes kundërshtuese nga ana e tij dhe e familjarëve, e kanë marrë 14-vjeçarin, pa ushtruar dhunë dhe e kanë shoqëruar në Komisariat, për kryerje të veprimeve procedurale shtesë, të autorizuara nga prokurori, për një ngjarje të ndodhur më parë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër siguron qytetarët se është e vendosur për të zbatuar ligjin dhe për të respektuar të drejtat e qytetarëve.

Artikulli paraprakPALLATI I SPORTIT PLOT ME SHQIPTARË DHE FLAMUJ KUQEZI, RAMA NDAN VIDEON LIVE NGA MILANO
Artikulli tjetër“JENI FUQIA MË E MADHE E RIKTHIMIT TË ARBËRISË SË VJETËR E SHQIPËRISË SË RE”, RAMA TAKIM ME SHQIPTARËT NË MILANO