Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kundërpërgjigja e ministrit tahiri ka ardhur po në Facebook, ku shkruan; “Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thonë që ndërkombëtarët paskan urdhëruar Edi Ramën që ta bëjë këtë, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e përdori të arrestuarin kryesor për të kërcënuar kandidatin për rektor! Çfarë degradimi moral, politik, logjik! Edi Rama dhe PS-ja nuk kanë ndërhyrë në asnjë çast dhe në favor të askujt në garën e zgjedhjeve universitare. Këto që po zhvillohen janë të parat zgjedhje të lira nga ndikimi i qeverisë që janë zhvilluar ndonjëherë në universitete”. “Ndërsa Policia e Shtetit provoi edhe një herë se nën këtë qeveri s’ka asnjë të mbrojtur nga ligji, asnjë mbi ligjin. Sot na akuzojnë për të njëjtat gjëra që i bënin vetë kur ishin në qeveri. Në këtë vend, për dy dekada, ka vetëm një njeri e një parti që ka nxitur, përkrahur e mbrojtur botën e krimit, e po këta kanë gojë sot të na akuzojnë ne”, shton Tahiri në postimin e tij. Në fund, ministri i Brendshëm e mbyll me një fjalë të urtë popullore: “Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojnë vetëm fjalën e urtë popullore qentë le të lehin, karvani ecën përpara!

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakZGJEDHJET UNIVERSITARE, HAFIZI: POLITIKA DEGRADOI AKADEMIKËT
Artikulli tjetërNJË TERMET I FUQISHËM GODET EKUADORIN