Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli ia ka dalë të shpallet kampione Europe në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tiranë.

Ajo tregoi menjëherë se do ishte kompetitive, pasi tre provat kaluan me sukses (91, 93, 95 KG). Ky rezultat bëri që Veli të arrijë të dalë më e mira, në vendin e parë.

Në fund, emocionet ishin të jashtëzakonshme, me peshëngritësen shqiptare që e kishte të pamundur të mbante lotët.

E thënë në gjuhën e shifrave, Evangjeli Veli ka marrë në shtëpi 2 medalje ari dhe 1 argjendi. Medalja e parë e arit erdhi në stilin e shkëputjes, ndërsa e dyta e arit në stilin e shtytjes (208 KG, 2 garësh). Në këtë duel në distancë, Konotop mori vendin e dytë me 207 kg.

Gjithashtu, kemi edhe një rekord, pasi bëhet fjalë për peshëngritësen e parë shqiptare që fiton medalje ari.

Artikulli paraprakVIDEO/ PANIK NË MONACO, INCIDENT I FRIKSHËM PËR SCHUMACHER, MAKINA E PILOTIT NDAHET NË GJYSMË
Artikulli tjetërRAMA URON PESHËNGRITËSEN EVANGJELI VELI PËR TRIUMFIN NË KAMPIONATIN EVROPIAN: U SHPALL MË E MIRA PËR PESHËN DERI NË 55 KG