Të paktën 44 persona kanë gjetur vdekjen, pasi një autobus doli nga autostrada në duke përfunduar në një humnerë.Autobusi u përplas rreth 100 metra në përrua në pjesën malore të jugut të Perusë, duke shënuar përplasjen e dytë të madhe të autobusit në vend këtë vit.

Vdekjet u njoftuan nga një zyrtar lokal, sipas Reuters.”Sipas një raporti nga Policia Kombëtare e Perusë, tani ka 44 vdekje të konfirmuara,” tha Yamila Osorio, guvernatori i rajonit të Arequipa ku ndodhi aksidenti.

Është e paqartë saktësisht se sa njerëz ishin në autobus, por një version zyrtar tha se numri i personave në bord ishte 45. Megjithatë, nuk kishte një regjistër zyrtar të pasagjerëve.

Aksidenti tragjik vjen pak më shumë se një muaj kur në një aksident në fillim të janarit, u vranë 48 vetë pasi një autobus u përplas me një kamion në bregun e Paqësorit.

Tragjedia e së mërkurës ndodhi në një kurorë të autostradës Panamericana Sur. Rrugët në Panama kanë aksidente të shpeshta, pasi infrastruktura konsiderohet e pasigurt dhe për shkak se shoferët e autobusëve në përgjithësi nuk kanë trajnimin e duhur.