Ky është Shaban Tuzoviç, një 68 vjeçar nga Shkodra i cili në vitin 1986 tentoi që të arratiset me not nga liqeni i Shkodrës në pjesën e Malësisë së Madhe drejt Malit të Zi. Shabani kishte një ëndërr të madhe, të bëhej pilot në garat automobilistike por sapo kaloi në ujërat e ish-jugosllavisë dy peshkatarë nga Zogaj e kapën ndërsa më pas u dënua me 12 vite burg duke përjetuar torturat e atij regjimi. Pas katër vitesh kur sistemi diktatorial u rrëzua 68 vjeçari doli nga burgu.

Në vitin 1974 në Shkodër u zhvillua ndeshja e futbollit mes Vllaznisë dhe ekipit malazez të Budçnost. Një kushëri i Shaban Tuzoviç ishte gazetar asokohe dhe erdhi në Shkodër për të raportuar mbi ndeshjen. Shabani e takoi me vështirësi duke i treguar planin e hershëm për arratisje por kushëriri nuk ia këshilloi duke e paralajmëruar se do ta arrestonin.

Gjatë qëndrimit në burg, Tuzoviç për shkak të torturave tentoi vetëvrasjen.

68 vjeçari ka tentuar 6 herë të arratiset. Një prej rasteve ka qenë edhe plani i Tuzoviç për t’u arratisur bashkë me familjen përmes Vermoshit drejt Malit të Zi me një automjet të asaj kohe pasi punonte si shofer por një koleg i tij ia bllokoi rrugën ende pa u nisur mire.
Shaban Tuzoviç ka vuajtur dënimin e tij në burgun e Qafë Barit dhe aty një prej drejtuesve ka qenë Edmond Caja i cili ndodhet në Gjermani dhe ndaj tij pritet të hapet një proces hetimor për krimet e bëra ndaj ish të burgosurve. Tuzoviç i kërkon shtetit gjerman që Edmond Caja të dënohet dhe është gati t’i dalë si dëshmitar.

Shaban Tuzoviç, sot një 68 vjeçar nuk e realizoi asnjëherë ëndrrën e tij të emigrimit. Kjo histori e tij e arrastisjes është historia e shumë shqiptarëve, një pjesë që ia dolën ndërsa shumë të tjerë mbetën të vrarë në kufi apo vuajtën torturat në burgjet e komunizmit.

 

Artikulli paraprakMBLEDHJA QEVERI-KOSOVË, BERISHA: MARRËVESHJA QË PRISNIN SHQIPTARËT SOT ISHTE ‘DYSHTETËSIA’, E MIRATOJ KUR TË VIJ NË PUSHTET
Artikulli tjetërBALLKANI I HAPUR, ALBIN KURTI NUK TËRHIQET: S’KAM ASGJË TË RE. RAMA: NËSE S’BIEN DAKORD DO TË THOTË QË JEMI NË RREGULL