Banorët në fshatin Bleran, në njësinë administrative Rrethina kërkojnë rregullimin e rrugës pasi në ditët më shi bllokohen për shkak të gropave me ujë. Shpesh herë banorët tregojnë se detyrohen të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë pasi e kanë të pamundur të kalojnë përgjatë kësaj rruge.

Banorët tregojnë se gjëndja në këtë rrugë vijon prej më shumë se 20 vitesh, ndonëse premtimet nuk kanë munguar.

Duhen vetëm pak reshje shiu që rruga në fshatin Bleran të shfaqë vështirësi të mëdha në lëvizjen e banorëve. Ndërhyrja në riparimin e segmentit në fshatin Bleran është e domosdoshme.

Artikulli paraprakBECI INSPEKTON PUNIMET PËR VENDOSJEN E SEMAFORËVE
Artikulli tjetërMASSAFRA: SHTETI TË MOS HARROJË KISHAT SHEKULLORE