Kryetari I Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet që po kryhen në qendër të qytetit për vendosjen e semaforëve. Ai ka parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat pritet të përfundojnë deri në fund të muajit Mars, ku pritet që semaforët të cilët do të vendosen përgjatë bulevardit “Skëndërbeu” të jenë funksionale për qytetarët dhe automjetet.

Fillimisht do të vendosen semaforët pranë Bulevardit “Skenderbeu” ndërkohë që më pas do të plotësohet edhe Bulevardi “Zogu I”. Vendosja e semafroëve, fillimisht 6 pranë sheshit kryesorë të qytetit, ka dalë si nevojë e rregullimit të trafikut dhe lëvizshmërisë së qytetarëve në këtë zonë të qytetit ndërkohë që ky investim është parashikuar edhe në kuadër të planit të mobilitetit që po hartohet nga bashkia Shkodër.

Artikulli paraprakPROJEKT PËR PROMOVIMIN E SHKODRËS NË BELGJIKË
Artikulli tjetërBANORËT: FËMIJËT NUK I ÇOJMË NË SHKOLLË KUR BIE SHI