Frikë, ankth dhe një natë pa gjumë e të trazuar kanë përjetuar banorët e fshatit Oblikë por edhe fshtatrave të tjerë në Anën e Malit. Një natë që ishte e mbushur me të shtëna, armësh, shkëmbim zjarri, hedhje të gazit lotsjellës apo edhe shpërthime nga granatat e lëndët plasëse. I gjithë aksioni deri në ekzekutimin e Ruzhdi Arishtës nga forcat RENEA ngjau si një skenë filmi.

Banorët rrëfejnë orët e frikës të një nate që nuk do harrohet kurrë. Kur i gjithë vendi ishte rrethuar nga forca të shumta të policia disa prej banorëve rrëfejnë se nuk kanë dalë nga shtëpitë nga frika se mund të marrin edhe ndonjë plumb qorr. Gjatë aksionit ndaj autorit të krimit të dyfishtë Ruzhdi Arishta që u ekzekutua nga forcat RENEA për banorët që jetojnë pranë vendit të ngjarjes ka patur jo pak frikë për shkak edhe të afërsisë së ndërtesave të tjera me shtëpinë ku ndodhej 52 vjeçari. Fatmirësisht Ruzhdi Arishta nuk ka mundut që të lëvizë nga shtëpia e tij derisa u ekzekutua nga forcat e RENEAS.