Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja miqësore në mes ekipit të KF Shirokës dhe atij malazez të Arsenal Tivat. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 22-të me kapitenin e tyre, i cili bëri gjithçka mirë brenda zonës shkodrane dhe në fund gjuajti tokazi, duke e dërguar topin në rrjetë. Me avantazhin e miqve 1-0 do të mbyllej pjesa e parë. Në pjesën e dytë, arbitri akordoi një 11-metërsh për Shirokën, teksa Isack u tregua i saktë dhe barazoi shifrat në 1-1. Në këtë mënyrë, kjo ndeshje miqësore u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Një miqësore kjo, që sipas trajnerit Fatmir Axhani, ia arriti qëllimit.

Në ditët e ardhshme pritet që skuadra e drejtuar nga Fatmir Axhani të zhvillojë të tjera ndeshje miqësore që do të shërbejnë për kolaudimin e saj në prag të startit të kampionatit të Kategorisë së Tretë.

Artikulli paraprakRUZHDI KERAJ PROMOVON DY LIBRA PËR SHKODRËN
Artikulli tjetër“GJURMË TË POSTËS NË TROJET SHQIPTARE 1800 – 1944”