Kjo është Drane Gjuraj 74 vjeçe, e cila jeton me vajzën e saj të sëmurë në fshatin Bardhaj. Vajza e Dranes që në moshën 9 vjeçare ka probleme të shëndetit mendor. Prej 27 vitesh e moshuara e lan, e veshmbath dhe e ushqen vajzën e saj Luljetën, si të ishte një foshnje. Dranja tregon se bashkëshorti i saj ka 3 muaj që ka ndërruar jetë, ndaj tani që është e vetme e ka edhe më të vështirë të kujdeset për të bijën.

E moshuara tregon se shpesh herë detyrohet të mbledh kanaçe, pasi pensioni që merr dhe kempi i vajzës nuk janë të mjaftueshme për të përballuar jetesën. Një pjesë e madhe e parave shkojnë vetëm për medikamentet e vajzës.

74 vjecarja i bën apel institucioneve përgjegjëse që ta ndihmojnë me kempin e vajzës, pasi merr vetëm 90 mijë lek të vjetra në muaj.

Mes varfërisë dhe sëmundjes, kjo është jetesa e Dranes me vajzën e saj Luljeta Gjuraj, e cila sot është 36 vjeçe. Prej 25 vitesh jetojnë në fshatin Bardhaj në kushte tejët të vështira.

Artikulli paraprakLEZHA BËHET GATI PËR 580-VJETORIN E BESËLIDHJES
Artikulli tjetërBARBULLOJË E VJETËR PA SHËRBIM SHËNDETËSOR