Edhe kandidati per deputet i Partise Demokratike per Qarkun Shkoder Bardh Spahia ka shprehur ngushellimet per ndarjen nga jeta te Haxhi Fejzi Zaganjorit.

Postimi i plote i Bardh Spahise

Haxhi Fejzi Zaganjori ishte personifikimi i paqes, mirësisë, tolerancës dhe bashkëjetesës
Shkodra sot humbi qytetarin fisnik, simbolin e qytetarise, klerikun qe i dha Shkodrës gjithcka.

Haxhi Fejzi Zaganjori ishte portreti i mirësisë dhe dashurisë për Shkodrën dhe shkodranët.
Ngushëllimet më të sinqerta për famijen, të afërmit dhe miqtë.

I shpreh gjithashtu ngushëllimet Myftinisë së Shkodrës për humbjen dhe mbarë besimtarëve myslimane të Shkodrës për ndarjen nga jeta të klerikut të nderuar.

I paharruar kujtimi i tij!

 

Artikulli paraprakBLLOKIMI I AEROPORTIT, RAMA: KEMI HUMBUR NGARKESËN E DJESHME ME VAKSINA! NUK KA SHANS QË FORCA TË VERBRA TË SË SHKUARËS TË NA NDALIN NË PROCESIN E VAKSINIMIT
Artikulli tjetërNDARJA NGA JETA E HAXHI FEJZI ZAGANJORI, BASHA MESAZH NGUSHËLLIMI: SIMBOL I PATRIOTIT DHE QYTETARIT SHKODRAN