Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë mbështetjen e drejtuesve më të lartë të institucioneve europiane dhe drejtuesve të partive e qeverive të vendeve anëtare, për iniciativën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin.

Ai ka denoncuar faktin se edhe pse 1 vit më parë me ndihmën e PE u arrit marrëveshja mes palëve për këtë çështje, mazhoranca ka dëshmuar mungesë të theksuar vullneti për zbatimin e saj duke shkuar dhe më tej me kandidimin e personave me rekorde kriminale për kryetarë bashkish.Lidhur me çështjen e CEZ, Basha ka shprehur dhe njëherë vendosmërinë e opozitës për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së kësaj afere korruptive.Sipas tij, ndonëse projektligji për hetimin e saj është në Parlament, të njëjtat persona që e ndaluan me ligj hetimin e aferës më të madhe korruptive, aferës së CEZ-it, po bëjnë gjithçka për të penguar zbardhjen e së vërtetës.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, RAMA DHE META SË BASHKU KOKË MË KOKË
Artikulli tjetërÇEL SIPARIN KONFERENCA SHKENCORE “ICRAE 2015”