Ndërsa na ndajnë dhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare kreu i PD Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një thirrje për qytetarët për të votuar më 25 prill.

“Edhe 4 ditë për fitoren e madhe. Votoni 9 dhe ne do sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë”, shkruan Basha.

Ndërkaq Basha thotë se shpresa për ndryshim është si asnjëherë më parë.

“Shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë tek gjithë diaspora shqiptare si një ogur i mirë për të ardhmen tonë.

Gjithkush që e ka të shtrenjtë Shqipërinë kërkon ndryshim, mundësi të reja që shqiptarët ta bëjnë realitet edhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa.

Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara”, shton Basha.

Artikulli paraprak‘’SONDAZHE NË TRE PAS MESNATE’’, RAMA PUBLIKON VIDEON HUMORISTIKE ME DY AKTORËT SHKODRANË
Artikulli tjetërMBI 100 MIJË RASTE ME KORONAVIRUS NË KOSOVË, SA JANË AKTIVË DHE SA KA SHKUAR NUMRI I VIKTIMAVE