Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri ne oren 16.00 te dates 18 mars 2018, paraqitet si me poshtë :

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2540 Ha.

Deri në këto momente, janë mbi 900 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 300 ha,

fshati Shirq 250 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 100 ha, fshati Dajç (kënetë) 130 ha, fshati Darragjat 50 ha, fshati Samrisht i Ri 15 ha, fshati Samrisht i Vjetër

10 ha, fshati Pentar 25 ha, fshati Belaj 20 ha..Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.

Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në kuotën 6.63cm dhe ka tendencë rritjeje.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:1. Foragjere dhe jonxhe 283 ha2. Bime dekorative 10 ha

3. Vreshte 0,5 ha;4. Grurë 5 ha;5. E pakultivuar 481.5 ha

Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Në Njësinë Administrative Dajç nevojiten 80 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.

Në Obot kalohet vetëm me varka. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.

Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje. Në 2 shtëpi ka hyrë uji me rreth 10 cm.

Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:

1. Jonxhe 713 Ha;2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha;3. Grurë 5 Ha;4. Sera 3 Ha;

5. Bimë dekorative 20 Ha;6. Vreshtë 1 Ha;7. Ullishte 2 Ha;8. Agrume 1Ha;9. Tunele 1
10. Pemëtore 3;11. Perime 2;12. E pakultivuar 310 Ha

Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 61 palë çizme të gjata
për banesat ,

100 thasë miell për familje dhe 210 (x 8litër) bidona ujë për banorë.
Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:1. Fshati Trush 140 ha;

2. Fshati Bërdicë e Madhe 80 ha
3. Fshati Bërdicë e Sipërme 70 ha

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1. Jonxhe dhe foragjere 175 Ha;2. Grurë 3 ha;3. E pakultivuar 112 Ha

Në njësinë administrative Velipojë, në fshatin Baks i Ri janë të përmbytura mbi 20 Ha tokë të mbjella me kulura bujqësore.

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë.

Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.

Qyteti Shkodër:Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment prej 10 metrash ka vështirësi kalimi.

Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të
cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore minimalisht 7 ditore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:1. Koncentrat 45 t (10 t Nj.ad Ana e Malit, 30 t Nj.ad Dajç , 5 t Nj.ad.Rrethina)
2. Bar i thatë 10 t (10 t Nj.ad Ana e Malit)

Kërkojmë një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren dhe varka në varësi të gjendjes.

Nga komunikimi elektronik me Institucionin e Prefektit jemi njoftuar se nesër me date 19.03.2018 nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes janë siguruar rreth 20 tonë bazë ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e përmbytura dhe kërkohet plani i shpërndarjes.

Për sa më sipër ju bëjmë me dije se nevojat e fermerve nuk i përmbush sasia e pamjaftueshme dhe e vonuar e ardhur, pasi numri i fermerëve në zonat e përmbytura është 277 me tendencë rritjeje dhe nga kohëzgjatja e situatës së emergjencës.

Plani i magazinimit dhe shpërndarjes së sasisë së ofruar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes është si më poshtë :10t koncentrat do të magazinohen pranë magazinës tone pranë Konviktit “Safet Spahiu”. Kjo sasi e destinuar për nj.ad Ana e Malit.
10t koncentrat do të magazinohen pranë magazinës tonë në nj.ad Dajç Kjo sasi e destinuar për nj.ad Dajç .

Në rast moskalimi me mjetet e larta të ushtrisë në fshatin Obot , 4 t nga sasia e magazinuar në Konviktin “Safet Spahiu”, do të magazinohet në nj.ad Dajç , për tu shpërndarë me varka.

Sasia prej 20 t koncentrat do tu shpërndahet 277 fermerve në varësi të llojit të gjësë së gjallë. Bashkia Shkodër disponon listat e fermerve dhe gjësë së gjallë.

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NDAJ KUKËSIT NJË NDESHJE NDRYSHE
Artikulli tjetërTURQIA PËRKUJTON DËSHMORËT E 18-MARSIT