Vllaznia e basketbollit të meshkujve është rikthyer tek fitorja në kampionat. Trajneri Eni Llazani ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në pankinë, duke e nisur me fitore në krye të skuadrës shkodrane. Ndeshja e luajtur ndaj Tiranës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u dominua nga vendasit, të cilët fituan dy periodat e para, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 45-33. Në dy periodat e tjera, loja e ekipit shkodran ra disi, por sërish rezultati përfundimtar i ndeshjes u fiksua në favor të Vllaznisë në shifrat 90-76. Pas debutimit me fitore, trajneri i Vllaznisë Eni Llazani tha se duhet akoma më shumë punë, pasi kuqeblutë vijojnë të jenë përsëri të fundit në renditje.

Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës, Erkand Karaj tha se ekipi i tij bëri shumë gabime gjatë kësaj ndeshje, ç’ka solli edhe humbjen.

Kjo fitore me vlerë pritet t’u japë më shumë motiv basketbollistëve shkodranë për të arritur të tjera në javët e ardhshme, pasi Vllaznia vijon të jetë përsëri e fundit në renditje.

Artikulli paraprakTRE MEDALJE PËR NOTARËT SHKODRANË
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 02.12.2024