Bëhen tapë në një lokal, më pas theren me thika

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Golemit. Burime policore thanë se rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, pranë një lokali në Golem, janë konfliktuar dy të rinj. Mësohet se ata kanë qenë në gjendje të dehur në kohën kur janë zënë. Të njëjtat burime konfirmojnë se dy të rinjtë me inicialet A. M., dhe A. B. janë konfliktuar jashtë një lokali ku kishin pirë alkool për disa orë. Dy personat e përfshirë në konflikt ishin nga Tirana dhe Kavaja. Pas sherrit verbal, konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës. Kështu, 35-vjeçari A. B., është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i plagosur. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak10 GODITJE ME THIKË KUNATËS,17 VITE E GJYSME BURG SHQIPTARIT
Artikulli tjetërZJARR NË NJË PALLAT NË TIRANË