Takimi i radhës i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët po mbahet sot në qytetin e Shkodrës. Nga “Foltorja” Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha duke ri thënë se ai po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Berisha ka deklaruar se Basha harroi të merrej dhe të mbronte votën. Në vend që të merrej me mbrojtjen e votës sipas Berishës, kreu i PD-së u mor me rizgjedhjen e tij në PD. Më tej Berisha shprehet se Basha, kapitulloi dhe nuk e mbrojti votën. Ai duke folur për vitin 2001 votat u vodhën por sipas tij situata u rikuperuar.

Teksa fliste nga “Foltorja” Berisha ka kujtuar një ndodhi në vitin 2001 me Fatos Klosin ish kreun e SHISH. Sipas Berishës, një demokrat e kapi Klosin duke dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi por Berisha i tha se po e çeli gojën për zgjedhjet, të gjitha fotot do të dilnin.

“Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë, nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje të gjitha fotot do të dalin.” tha Berisha.

Kujtojmë se Berisha ka kundërshtuar vendimin e Bashës për largimin e tij nga grupi parlamentar, duke e konsideruar atë “thikë pas shpine”, ndërsa ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në takimin që pati me demokratët, ish-Kryeministri Berisha u shpreh i vendosur për të çuar deri në fund nismën e tij për të cilën tha se nuk ka asnjë qëllim personal përveç vendosjes në vend të sovranitetit Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakSHKODËR, PREJ DITËSH I SHTRUAR NË SPITAL, HUMB JETËN NGA COVID EFEKTIVI I POLICISË
Artikulli tjetërMINISTRJA KUSHI JEP LAJMIN: NGA E HËNA MËSIM NORMAL NË TË GJITHA SHKOLLAT E VENDIT, PA TURNE DHE ME KOHËZGJATJE TË PLOTË TË ORËVE