Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia italiane po ekzekuton në të gjithë rajonin e Lacios një operacion antiterrorist të koduar “Black flag” (Flamuri i zi).

Pranë kryeqyetit, Romë, po kryen kontrolle ndaj disa personave të dyshuar si anëtarë të një organizate me qëllime terroriste. Policia italiane ka ekzekutuar deri më tani një urdhër arresti me burg ndaj një personi që rezulton i lidhur me organizatën Ansar Al Sharia, organizatë libiane mjaft pranë Al Qaida-s. Hetimet e operacionit “Black flag” janë kryer nga Departamenti i Antiterrorizmit në Romë. Rreth mesditës në Kuesturën e Romës pritet një konferencë shtypi me më shumë detaje mbi këtë operacion.

Artikulli paraprakUSHTRIA SHPËRNDAN NDIHMA NGA AJRI NË ZONAT E IZOLUARA TË KUKËSIT
Artikulli tjetërSITUATA NË AKSET KOMBËTARE, JA KU DUHET TË KENI KUJDES