Ka më shumë se 4 vite që kanali kullues në fshatin Bleran të njësisë administrative Rrethina të Shkodrës nuk është pastruar. Prej vitesh ky kanal ka shërbyer si venddepozitim për mbeturinat, ku qytetarë të papërgjegjshëm hedhin mbeturinat duke e bllokuar shpesh herë kanalin.

Banorët që jetojnë atjë shprehen për Star Plus se institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë për pastrimin e kanalit dhe ndëshkimin e atyre që do hedhin sërish mbeturina aty.

Nuk dihet edhe për sa kohë kanali kullues do të mbetet nën pushtimin e mbeturinave.

 

Artikulli paraprakHISTORIA E ATLETES UKRAINASE, JA SI I SHPËTUAM BOMBAVE RUSE
Artikulli tjetërSHKODËR, AKTIVITET SPORTIV PËR SOCIALIZIMIN E TË RINJVE