Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare, në kuadër të ditës ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve ka zgjedhur kalanë Rozafa për të zhvilluar një aktivitet të titulluar “ Çfarë fsheh nëntoka”, ku është ngritur një kënd i arkeologut të vogël përshtatur për fëmijët. Përmes këtij aktiviteti arkeologu Helidon Sokoli, tregon se fëmijët do të kenë mundësi të përjetojnë emocionet e zbulimit të objekteve të ndryshme gjatë gërmimit arkeologjik.

Entona Telumi një nga nxënëset pjesëmarrëse tregon eksperiencën e saj të parë gjatë gërmimit arkeologjik.

Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe siteve ofron mundësinë për të rritur ndërgjegjësimin si dhe rëndësinë e peisazheve rurale dhe pa dyshim ruajten e tyre.

Artikulli paraprakSFIDAT E GAZETARISË, “KU PO SHKON MEDIA SHQIPTARE”
Artikulli tjetërBLLOKIMI I HYRJES NË RRUGËN E KOMBIT