BOKSIERËT SHKODRANË STËRVITEN ME BOKSIERË PROFESIONIT NGA MALI I ZI. Vllaznia është duke realizuar përgatitjet e duhura për “Memorial Vllaznia 2015” ku pritet një tjetër sukses ashtu si vitet e kaluara.

Trajneri Zef Gjoni për të rritur mundësinë e medaljeve është duke I ballafaquar boksierët e tij ndaj boksierëve profesonist nga Mali i Zi. Pikërisht e premte në palestren e klubit Vllaznia kishte mbërritur për një seancë stërvitore, trajneri i ekipit kombëtar të Malit të Zi, Dragan Gjurishkoviç së bashku me boksierin Pedrag Radosheviç. Për këtë stërvitje ka folur dhe vetë trajneri malazez. Vllaznia do të ketë disa mungesa në këtë memorial, si Christian Demaj apo dhe të tjerë boksierë që vitin e kaluar kanë arritur të sigurojnë medalje. Mëgjithatë, Gjoni ka dhënë garancinë e tij se boksierët e përzgjedhur do të bëjnë më të miren e mundshme.

Artikulli paraprakVLLAZNIA ME TË RINJË PËR TË FITUAR NDAJ TIRANËS
Artikulli tjetërGJYKATA ZBARDH VENDIMIN, FRROKU INFORMOI TOM DOSHIN