Leo Mesi, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, mund të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni. Lajmi vjen nga program El Chiringuito TV në Spanjë.

Një ish-futbollist i Barcelonës, panelisti ‘Lobo’ Karrasko, ka zbuluar se Messi do të largohet nga Parisi, nëse këta të fundit nuk arrijnë dot të fitojnë Champions League. Messi nuk po ndihet mirë në skuadrën e Poçetinos dhe kjo mund të sjellë largimin e tij.

“Nëse ai arrin të fitoj me PSG, atëherë Leo mund të rinovoj dhe për një vit tjetër. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, Mesi mund të vendosë të largohet pas vetëm një sezoni” tha Karrasko.

Transferimi i Mesit ishte më i bujshmi në merkaton e kaluar, por duket se performancat e tij në Francë, nuk janë ato që priteshin nga tifozët.

Artikulli paraprakÇFARË ËSHTË FLURONA? NUK ËSHTË VARIANT I RI I KORONAVIRUSIT, POR…
Artikulli tjetërRRITEN SHIFRAT E INFEKTIMEVE ME COVID-19 NË VEND/ 1,648 RASTE TË REJA DHE 5 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT