Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka hedhur poshtë pretendimet e prefektit të qarkut Paulin Radovani se bashkia i ka një borxh landfillit të Bushatit.

Kryebashkiakja dha lajmin pozitiv se pas shumë shkresave ministria e transporteve do të financojë 39 milion lekë të reja për fazën e dytë si investim në landfillin e Bushatit. Sa i përket një tjetër akuze të prefektit Radovani se qyteti i Shkodrës është kthyer në një landfill të madh të mbetjeve, kryebashkiakja u shpreh se situata është përmirësuar ndërsa operatori i kontraktuar është gjobitur disa herë. Në Shkodër kanë mbërritur edhe disa kazanë të rinj ndërsa sipas kryetares së bashkisë Ademi edhe në 2017-tën çështja e mbetjeve është një prej prioriteteve.

Artikulli paraprakADEMI: 47 RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE
Artikulli tjetërAMORTIZIMI I MUZEUT, 400 MIJË LEKË PËR NDËRHYRJET NË ÇATI