Braho: SHISH përgjon titullarë nën hundën e prokurorisë

TIRANE-Shërbimi Informativ Shtetëror dyshohet të ketë përgjuar titullarë institucionesh. Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho deklaron se prej dy vitesh ky institucion nuk jep llogari në Parlament, ndërsa ka dyshime se nën hundën e prokurorisë ka përgjuar titullarë institucionesh e zyrtarë të lartë. Sipas Brahos, SHISH ka dy vite që nuk raporton në Kuvend, ndërsa më herët ka refuzuar edhe kontrollin parlamentar. Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka deklaruar se duhen bërë menjëherë ndryshimet ligjore për raportimin e agjencive inteligjente, pasi SHISH refuzon kontrollin dhe llogaridhënien. Më tej Braho ngre edhe shqetësimin se ka dyshime se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), nën hundën e Prokurorisë ka përgjuar titullar institucionesh, por këto aludime, sipas tij, duhen vërtetuar. Deklaratat e kreut të komisionit të Sigurisë, Spartak Braho u bënë gjatë tryezës ‘Kuvendi dhe Institucionet e pavarura’. I pranishëm në këtë tryezë kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se demokracia jonë ka nevojë për kulturë bashkëpunimi dhe solli si shembull reformën në drejtësi si aktin më të rëndësishëm të përfshirjes së shumë institucioneve.

Artikulli paraprakELVIS ROSHI NE PYETJE PER 40 MINUTA.PROKURORIA:U FSHEH DENIMI
Artikulli tjetërLIROHET NEHAT THAÇI