Vllaznia do të luajë këtë të dielë ndaj Elbasanit në transfertë ndeshjen e rradhës për kampionat dhe objektivi i saj padyshim që do të jetë fitorja. Trajneri Thomas Brdariç në konferencën për shtyp u shpreh se e vlerëson Elbasanin, por nga ana tjetër deklaroi se do të luftojnë fort që Vllaznia të marrë tre pikët e rradhës.

Brdariç tha se Kahrimanoviç mund ta nisë nga fillimi, ndërsa komentoi edhe ftesën nga Kombëtarja U-21 për sulmuesin e Vllaznisë, Kevin Dodaj.

Ndeshja midis Elbasanit dhe Vllaznisë do të luhet këtë të dielë në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 19:00, për llogari të javës së tetë të “Abissnet Superiore”.

Artikulli paraprakGJELOSH MITAJ HAP EKSPOZITËN PERSONALE
Artikulli tjetërPARKINGJET ME PAGESË, PS I PËRGJIGJET DEKLARATËS SË PD