
Skuadra e Vllaznisë do të luajë në transfertë me Skënderbeun të dielën, duke nisur nga ora 16:30, për llogari të javës së 21-të të Abissnet Superiore. Në prag të kësaj ndeshje, në konferencën për shtyp, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç, pavarësisht se i vlerësoi korçarët, tha se Vllaznia do të kërkojë fitoren ndaj Skënderbeut dhe se skuadra e tij do të luajë vetëm për tre pikët.
Brdariç foli edhe për çështjen Da Silva, por edhe për merkaton.
Dy ekipet zbresin në fushë me objektiva të ndryshme. Skënderbeu për t’iu larguar fundit të tabelës dhe Vllaznia për të qëndruar mes katër më të mirave.