Dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Breg Lumi” Shalë, Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë te ftohtë (thikë), shtetasi A. N. Policia e Shkodrës arreston në flagrancë 3 shtetas

: Më datë 13.02.2017, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore si dhe vlerësimit të informacioneve në lidhje me ngjarjen, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së tyre, për një kohë të shkurtër, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin e autorëve të dyshuar si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve, konkretisht: * P. L, 14, banues në Nenmavriq Shale Shkodër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. *Pjeter Nengagu, 54 vjeç, banues në Gimaj Shalë Shkodër, “Moskallzim të Krimit”. * Dritan Marapishta, 47 vjeç, banues në Gimaj Shalë Shkodër, për veprën penale “Moskallzim të Krimit”. Në momentin e ngjarjes, shtetasi A. N(i dëmtuari), ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkoder, i cili ka patur dëmtime në anën e majtë të trupit dhe anktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e kryera rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarjes është shtetasi P. L, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobeta, pranë Shkolles “Breg Lumi” Shalë, ka demtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. N , për veprën penale “Plagosje e Rëndë me Dashje” e parashikuar nga Neni 88/1, I Kodit Penal. Nga shëbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz, në vijim te punës së tyre për kapjen e shtetasve në kërkim dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, me datë 13.02.2017 u bë i mundur ndalimi i shtetasit: * Bardhok Gjergji, 43 vjeç, banues në Fushë Arrëz Ndalimi i këtij shtetasi u bë sepse, me datë 12.02.2017, në qendër të fshatit Dardhë, për motive pronësie, ka goditur me mjete te forta prerëse shtetasit Gj. P, 42 vjeç, dhe Z. P, 39 vjeç, (vëllezër) të dy banues në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje ” dhe “Prishje e qetësisë publike” të parashikuara nga nenet 90 dhe 274 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakNXËNËSIT E MEDRESESË, NË KËSHILLIN E QARKUT
Artikulli tjetërNDIHMA PËR FAMILJEN NË NEVOJË,MYFTINIA SHKODËR THIRRJE INSTITUCIONEVE TË KONTRIBOJNË