Ndotja e lumit Kir nga persona të papërgjegjshëm është një çështje që vazhdon të mbetet kritike në qarkun Shkodër. Pavarësisht apelit të bërë disa herë në drejtim të institucioneve përgjegjëse nga banorë të fshatrave pranë lumit Kir, situata nuk ka marrë zgjidhje.

Megjithatë, nuk mungojnë rastet kur banorë të zonave përreth janë konfliktuar me personat e papërgjegjshëm që kanë depozituar mbeturina në shtratin e lumit Kir.

Në jo pak raste ka patur edhe premtime nga ana e institucioneve se të gjithë ata që do të guxojnë të hedhin inerte në ujërat e Kirit do të përballen me pasojat ligjore megjithatë, por siç duket kjo gjë vijon të bëhet edhe në mes të ditës edhe nga vetë banorë të zonës.

Artikulli paraprakBLERAN, FSHATI KU NUK KALOHET NË KËMBË
Artikulli tjetër1 MAJI, BSPSH: SHKODRA KRYEQYTETI I TË PAPUNËVE