Ndonese I parashikuar si nje nga investimet me te rendesishme te viteve te fundit, By passi i qytetit te Shkodres, jo vetem nuk eshte me I tille, por madje prej kohesh eshte kthyer ne vend-grumbullimin inertesh dhe mbetjesh urbane .

Ky investim I lene pergjysem , shume prane zonave te banuara eshte kthyer ne nje landfill te vertete mbeturinash ku depozituesit nuk jane vetem qyetatret e thjeshte por kryesisht firma te ndryshme qe cdo dite shkarkojne mbetje nga me te ndryshme , duke krijuar nje situate te papranuesheme dhe mjaft shqetesuese per banoret e legjies “Zoteknike”. Jane vete keta te fundit , qe konfirmojne se cdo dite transportohen mbeturina nga qyteti ne drejtim te by passit duke u bere nje rrezik serioz sidomos per shendetin e femijeve. Banoret kane kerkuar disa here nga bashkia qe te nderhyhet por deri me tani asnje reagim. Pamvarsisht kronikave te here pas hershme per situaten e krijuar sa i perket nderprerjeve te punimeve po ashtu dhe per hedhjen e inerteve dhe mbeturinave te qytetit, askush nuk ka reaguar per te ndalur kete fenomen, apo aq me pak te ndeshkohen autoret e kesaj masakre mjedisore.

Artikulli paraprakBREGU I RANËS, PLAZHI PIKTORESK QË PËRHUMBI NGA HARRESA
Artikulli tjetërLAGJA “GUERRILE” E LËNË SI NJË ZONË LUFTE