Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 33 qytetarë. Gjatë këtyre 24 orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 21 të infektuar. MSH ripërsërit thirrjen për qytetarët, që të vaksinohen, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Njoftimi i MSH:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 534 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në këto bashki:
21 në Tiranë, 5 në Fier, 2 në Kamëz, nga 1 qytetar në Lezhë, Roskovec, Mallakastër, Vlorë, Sarandë,
Janë 277 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,570 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakANALIZA/ TRANSFORMIM DRAMATIK NGA LUFTA?! SI DUHET TË NDRYSHOJË BASHKIMI EVROPIAN
Artikulli tjetërKANDIDATI PËR PRESIDENT BAJRAM BEGAJ MBËRRIN NË KUVEND ME MAKINËN E MINISTRISË SË MBROJTJES