Të vakët e quan stërvitjen e parë me Vllazninë trajneri Armando Cungu në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Tekniku i kuqebluve në seancën e parë pas pushimeve ka patur vetëm 20 lojtar në total duke përfshirë edhe ata të ardhur nga radhët e akademisë. Ka vështirësi në gjetjen e lojtarëve në këtë merkato sepse shifrat që kërkojnë janë astronomike shprehet tekniku Cungu. Gjatë pushimeve tekniku Cungu është përballur sërish me shqetësime të ndryshme. Trajneri Cungu e bën të qartë se të gjithë lojtarët duhet të provohen e më pas të nënshkruhen kontratat sepse më parë sipas teknikut shkodran ka patur edhe abuzime me këtë pjesë. Vllaznia mendohet se fazën përgatitore do ta zhvillojë në Malin e Zi dhe atje mund të shihet edhe mundësia për të ofruar ndonjë futbollistë. Në stërvitjen e parë asnjë lojtar nuk ka ardhur në provë siç u përfol për portier apo futbollistë të tjerë.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “HISTORIKU I SHËNDETËSISË TË QARKUT SHKODËR”
Artikulli tjetërTË MBJELLËSH KANABIS NË TOKËN E ASKUJT