Në një intervistë , ish-trajneri Gianni De Biasi la të hapur mundësinë e një rikthimin në krye të “Kuqezinjëve”.

“Unë kam ardhur këtu pesë vite e gjysmë më parë dhe vendosa unë që ta mbyll këtë aventurë, sepse mendova që u mbyll rrugëtimi dhe dua ta lë duke ruajtur një kujtim shumë të bukur. Shpresa ime mbetet që kjo është tokë e jashtëzakonshme dhe në një të nesërme mund të na kryqëzojë sërish rrugët”, tha ai.

A nënkupton kjo një rikthim?

“Kurrë mos thuaj kurrë në jetë. Nuk kam bërë në karrierën time gjëra të këtij niveli në jetë. Edhe pse tek Modena më thonë të gjithë kthehu, megjithatë kam kohë që kam ikur dhe nuk u ktheva kurrë. Mua më lidh shumë ky vend dhe e quaj vendin tonë”, tha ai.

Artikulli paraprakLUKAKU, ZYRTARISHT NJË “DJALL”
Artikulli tjetërEPIDEMIA E KOLERËS NË JEMEN, MË E RËNDË SE LUFTA