Rezultatet e arritura me kualifikimin e kuqezinjve në finalet e Euro 2016 kanë vlerësuar nga Federata Italiane e Futbollit.

De Biasi mori të hënën çmimin special të anketës “Panchina d’Oro”, në ceremoninë e zhvilluar në Koverçiano. Puna e Gianni De Biasi rrit vlerat e shkollës italiane të trajnerëve. De Biasi ia kushtoi këtë arritje futbollistëve të Kombëtares. Ky nuk është i vetmi rast ku De Biasi vlerësohet me këtë çmim. Ai mori “Panchina d’Argento” për sezonin 2000 – 2001, pasi e ngjiti Modena nga Seri C në Seria A. Atë vit u rendit pas Fabio Capello, i cili shpalli Roma kampione të Italisë. Kësaj here çmimin “Panchina d’Oro” për Serie A e mori Massimiliano Allegri, me suksesin e arritur me Juventus gjatë sezonit 2014 – 2015.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakNIS GJYQI NË GJYKATËN E APELIT PËR SAIT FISHTËN
Artikulli tjetërRAMA FLET PAS PËPLASJES ME BLUSHIN