PD ka reaguar për debatin Noka-Basha duke sqaruar se kryetari i demokratëve nuk e ka etiketuar në asnjë moment anëtarësinë si antiamerikane.

Sipas zyrës së selisë blu, po trillohet se Basha ka etiketuar anëtarësinë si antiamerikane, por kjo vjen nga ata që keqpërdorin gjithçka për interesa personale.

Më tej, PD citon Bashën se ka thënë që SHBA janë aleat i PD dhe askush nuk e cënon aleancën mes tyre.

NJOFTIMI NGA PD

Deklarate e Partise Demokratike

Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron:

Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.

Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.

Artikulli paraprakRECIPROCITETI ME TARGAT, SERBËT I PËRGJIGJEN KOSOVËS, BLLOKOJNË RRUGËT AFËR PIKAVE KUFITARE NË VERI
Artikulli tjetërQENTË ANTI-DROGË NXJERRIN ZBULUAR SHQIPTARIN NË ITALI, I GJEJNË NË MAKINË 6.5 KG HEROINË, ARRESTOHET NGA POLICIA