Ditën e djeshme, shqiptari A. B.i është dënuar me 13 vite burg për disa sulme kundrejt femrave, në Harlow të Britanisë.

A.B u akuzua për sulmimin dhe përdhunimin e disa femrave në periudhën 2016-2017.
42-vjeçari iu shmang policisë për më se një vit, derisa u arrestua në 7 korrik të vitit 2017, pas sulmit ndaj një femre.

Gjithsesi, policia e akuzoi A.B pas një investigimi në shtator të vitit të kaluar.
Sipas policisë britanike, krimet e tij ishin të dhunshme, me një ndikim të fortë psikologjik mbi viktimat.

“Përvoja e hidhur që kanë kaluar viktimat është e paimagjinueshme. Sulmi ndaj tyre ka pasur një ndikim shumë të fortë psikologjik dhe dua t’i përshëndes për guximin që kanë treguar gjatë hetimeve dhe gjyqit” – tha një zyrtar i policisë i Essex, Britani.

Ndërkohë, ditën e enjte datë 13 shkurt gjykata ka dhënë dënimin për shqiptarin A. B.i, në lidhje me 4 përdhunime, dy agresione dhe një sulm seksual.

Ai do të depërtohet në Shqipëri pas kryerjes së dënimit të tij.