Në fjalën e saj në Kuvend deputetja e PD, Ina Zhupa komentoi edhe hartën e re gjyqësore.

Zhupa theksoi se kjo hartë e re gjyqësore nuk është aspak në shërbim të qytetarëve.

“Harta e re gjyqësore ka një mijë e një probleme. Qarku i Vlorës që unë përfaqësoj dua të merrem sot. Mjafton të shikoni hartën për të kuptuar që Lushnja është skaji më verior i krijuar nga harta e re gjyqësore. Nuk po i hy fare a duhet të kishim më shumë gjykata apo jo…Por qendra i bie të jetë Vlora që ka të njëjtën largësi distance dhe përfitojnë të gjithë qytetarët. Duke zgjedhur Lushnjen , imagjinoni Permeti që shkon në Lushnje. Dua të theksoj që Vlora ka gjithë mundësinë, ka godinën gati në standarde europiane. Duhet të bëni një reformë të hartë gjyqësore që i shërben qytetarëve”, tha Zhupa.

Artikulli paraprakISH-MINISTRI TAHIRI PREJ MUAJSH NË BURGUN E FIERIT, TRANSFEROHET DREJT LUSHNJËS
Artikulli tjetërZBULOHEN DY RASTE TË KULTIVIMIT TË DROGËS, DY TË ARRESTUAR NË LEZHË