CPër Dhomën Amerikane të Tregtisë, ashpërsimi i skajshëm i masave ndëshkuese për shkeljet tatimore, po kthehen në “shkop ndëshkues” për biznesin, duke dhënë efektin e kundërt të pritur nga Qeveria. Në një deklaratë për shtyp Dhoma Amerikane theksoi se masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe të korrektojnë gabimet e biznesit por kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre.

“Shqetesimi ynë është se ky plan masash në vend që të bëhet një nxitje për formalizimin e ekonomisë do të kthehet në një “shkop ndëshkues” për biznesin duke i prerë rrugëtimin bizneseve të cilat kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme, por dhe iniciativave të reja të cilat nuk munden të lulëzojnë në një klimë të tillë”- është një nga shqetësimet e dhomës amerikanë të tregtisë. Gjitahshtu këshillohet që gjobat të jenë duke u bazuar tek niveli i biznesit. “Masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe të korrektojnë gabimet e biznesit por kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre. Gjobat dhe penalitetet duhet të jenë në proporcion me nivelin e biznesit. Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit”, – thotë dhoma amerikane e biznesit. Në njoftim përkrahet aksioni kudundër informalitetit, por kërkohet nga qeveria të rishikojë format me të cilat po e zhvillon këtë luftë.

Artikulli paraprakTATIMET, 8 PUNONJËS BRAKTISIN PUNËN NGA PRESIONI PËR “GJOBAT”
Artikulli tjetërPS SHKODËR, MBLEDHJA E DYTË PËR RIORGANIZIMIN